Miq të dashur, Ja se çka thuhet në nenin 22 të Ligjit për PSP-në ; ,,Prokurori publik i cili udhëheq me prokurorinë publike, mund të ngrejë aktakuzë apo të urdhërojë ndërprerjen e procedurës hetimore në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencën e tij.,, * * * Por kjo nuk do të thotë se PSP në aspektin formalo-juridik nuk ka të drejtë të ngritë hetime të reja, por nuk ka mundësinë ligjore tani për tani të ngritë AKTAKUZA të reja. Megjithate, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë zgjidhje sepse krimet nuk mund të mbeten heshtur. Ky ligj mund të plotësohet dhe ndryshohet me 2/3 e votave në kuvned. Ky numër i votave edhe pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit 2016 nuk është i siguruar. Prandaj PSP-ja do të vazhdojë me punën e saj dhe do të vijë një ditë që kësaj Prokurorie ose me ndryshim të ligjit do ti zgjatet mandati si dhe afati për ngritje të aktakuzave të reja ose të gjitha lëndët që do ti procedojë PSP-ja do ti barten Prokurorisë së Përgjithëshme Republikane, sipas ndonjë ligji për rikomponimin apo fuzionimin e PSP me Prokurorinë e Përgjithëshme Republikane. Deri atëherë disa politikanë do të mbeten me veshët në krah ,por kur rehat dhe të qetë . Prezumimi i Pafajësisë është e drejtë juridike e garantuar , por kjo nuk vlenë për pushtetarët në zyrat e larta publike shtetërore ( dhe të tjera) . Sepse , bara për provat juridikisht qëndron tek pala e cila ngre dyshimet apo akuzon e ajo është në rastin konkret PSP-ja -organ shtetërorë, e jo tek pala e cila mohon. Kjo e drejtë e garantuar keqinterpretohet nga politikanët e dyshuar kuptohet për justifikimin e tyre. Zyra e lartë publike shtetërore kur je i dyshuar apo i akuzuar të jep mundësinë për të ndikuar dhe zhdukur provat dhe faktet, prandaj janë të obliguar moralisht të dorëhiqen nga detyra publike. Në vendet me demokraci të zhvilluar, me sundim të së drejtës, zyrtarët e lartë shtetërorë dorëhiqen edhe për abuzime minore, p.sh. ministre e punëve të jashtme dorëhoqet sepse keqëpërdorë vetëm 50 euro në kartelën zyrtare kur e ka haruar të veten në shtëpi, apo kur e ka keqpërdorë celularin zyrtarë në pushime verore APO kur zyrtari i lartë shetërorë ka kaluar në udhëkryq kur semafori ka patur të ndezur të KUQEN. Maqedonia është larg kësaj qytetarie, edhe pse dikur për shkak të aksidentit ajror një ministër i transportit A.Peshevski u dorëhoqë për shkaqe morale. Vetëdorëheqjet e risin vetëdijesimin për të tjerët që do të vinë në këto zyra të larta shetërore dhe ndihmojnë në konsolidimin e demokracisë, qytetarisë si dhe risin besimin tek qytetarët për funksionimin e institucioneve shtetërore ! (q.aliu)