Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media ku njoftoi për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për përcaktimin e kandidatëve për Kryetar Komune dhe Asamble në Zgjedhjet Lokale 2017.

Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje ka bërë publike shpalljet e brendshme, ku tha se “Procesi zgjedhor do të jetë i hapur dhe demokratik, do të udhëhiqet bazuar në statutin e Vetëvendosjes”.

Kurteshi ka thënë se secili aktivist ka të drejtë të kandidojë për Asamble ose Kryetar Komune.

Me këtë rast, Ismjal Kurteshi ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit./koha.net