Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës e ka dënuar sot ashpër shkrimin e grafitëve të urrejtjes në një objekt privat në Cërvenkë, e cila është në pronësi të shqiptarëve.

Grafitët të urrejtjes ndaj shqiptarëve pasuan vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili të martën në mëngjes u vra në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Për gjakun e Oliverit jan.2018” dhe “Vdekje Shqiptarëve” ishin grafitët që kanë shqetësuar familjen shqiptarëve, duke treguar edhe një herë për urrejtjen e serbëve ndaj shqiptarëve.

“Familja është shqetësuar për këto grafite të urrejtjes. Ata janë pronar të furrës së bukës në Cërvenkë”, përfundon komunikata e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës.
Ivanoviq u vra të martën me 6 plumba para selisë së partisë së tij SDP në Mitrovicë. Ndaj tij u shtie nga një veturë në lëvizje e cila më pas u gjend e djegur jo shumë larg nga vendi i krimit.

Hetimet e deritashme tregojnë se vetura ishte në pronësi të një serbi që ka jetuar në Serbi.

Crvanka 19. januara 2018. – U opstini Kula, na kuci u Crvenki ciji je vlasnik albanske nacionalnosti, ispisani su pretecih grafita, sto je pokrajinska vlada danas najostrije osudila. FOTO TANJUG/ LIGA SOCIJALDEMOKRATA VOJVODINE/ bg