“Vipat e Bllokut” është faqja e cila ka në shënjestër artistët tanë, duke i vënë në pah ndërhyrjet në çdo pjesë të trupit.

Kësaj radhe cak i tyre ishte këngëtarja Greta Koçi, të cilës i nxorën disa fotografi para dhe pas.

Ata kanë publikuar një foto të Gretës disa vite më parë në plazh dhe një tjetër nga spektakli ‘Dance with me’, ku shihen ndryshime marramendëse në të pasme.

“Greta Koci dhe protezat e silikonit” shkruan Vipat e Bllokut, sipër fotove që shihet ndryshimi tek të pasmet, por të vërtetën mund ta tregojë vetëm Greta.