Virozat dhe ndotja e ajrit e kanë stërmbushur spitalin e fëmijëve në Kozle. Çdo ditë mjekët kontrollojnë nga mbi 100 pacientë, kurse për momentin janë të hospitalizuar rreth 90 fëmijë me komplikime më serioze. Po aq sa ka të hospitalizuar për momemtin, ka kapacitet në këtë spital.

“Fëmijët shpesh janë hospitalizuar me komplikacione kur është fjala për pneumoni, infeksione të rënda të frymëmarrjes kur fëmijët kanë nevojë për ajër ose problem me laringitin, për të cilën duhet kushtuar vëmendje e veçantë”, – tha Dr. Andjelko Andonovski, drejtor i Spitalit të Fëmijëve Kozle.

Pas Vitit të Ri, ky spital është i stërmbëushur gjatë gjithë kohës me fëmijë.