Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu ka bërë një gjest për t’a marrë shembull gjithë kryetarët tjerë të Komunave.Ai bashkë me Këshillin e Komunës në institucionin që e drejton ka vendosur që mos blejë një veturë të re me të cilën do të shërbehet ai që ligjërisht edhe i takon, por në vendin e punës ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër se si do të shkojë, duke përdorur veturën personale .

Me paratë që ai do duhej ti shfrytëzonte për blerjen e një makine të re zyrtare, ai do t’i shfrytëzojë krejtësisht për nevoja tjera qytetare , bamirësie ose ngjajshëm shkruan Faktiditor.ch.
Ky gjest ka hasur në reagime pozitive për shkak se tejkalohen lukset e tepruara që i kanë përdorur shumë zyrtarë të tjerë ose njerëz me funksione politike që kanë bërë harxhime të panevojshme, përfshirë këtu edhe deutetë të përbërjeve të kaluara që për udhëtime apo para rrugësh kanë shfrytëzuar mjete të mëdha duke dëmtuar buxhetin e shtetit.
” Nuk do të blejë veturë zyrtare, kam vendosur të shkoj në punë me veturën time personale ndërsa paratë e veturës do të shfrytëzohen për nevoja të ndryshme që kanë qytetarët” ka deklaruar kreu i Komunës së Cairit Visar Ganiu duke treguar që në fillim se reformat e një institucioni nisin te vetë drejtuesi dhe mënyra se si ai e projekton menaxhimin e Komunës për nevojat e qytetarëve që kanë shumë probleme të ndryshme por që me një Komunë që vepron me transparencë , ato mund të zgjidhen .