Shkruan Mr. Metali Alili

Vitin që lamë pas e karakterizuan shumë ngjarje të rëndesishme, gjithashtu edhe të parëndësishme por me jehonë të madhe.
Vitin e kaluar qeveria Zaev pasi kishte siguruar shumicën me Amdi Bajramin, Veselin dhe disa të tjerë vendosi që Aleancën për Shqiptarët ta nxjerë në opozitë, sikur kjo nuk i mjaftoi ai u kujdes që shumicën ta plotësoj me Besën “krahu i Shkupit” mbase krahu i Tetovës në këtë rast u tregua më stoik në qëndrimet e veta politike.
Kur bën këtë retrospektivë nuk mund të injorosh ligjin për ti falur dhunuesit e Selës, dhunuesit e tempullit të “demokracis” e as Naçallnikun.
Mendova që të gjitha këto ndodhën në vitin që lamë pas 2018…
Viti ri nisi me pazare të reja?!
I pari i qeveris si një “ekonomist” i mirë gjithmon kujdeset që gjatë shumzimit të ketë “dy” në mendë, duke druar në paraqitjet e fundit të Ziadin Selës, duke vërtetuar se edhe akomodimi në qeveri kti të fundit nuk i bën përshtipje, sidomos kur është në pyetje interesi kombëtarë.
Me votimin PRO ndryshimeve kushtetuese nga Alenca për Shqiptarët sikur i pari i qeveris druarjen e shëndroi në optimizëm, pa mos llogaritur se ” fundi duhet me qen hajrli” e jo fillimi.
Si gjithmon i pregaditur dhe gjarpërues në politikbërje i pari i qeveris nuk e len anash pazarin me Besën e Kasamit e cila mundet të rezulltoj me surprizën më të madhe të këti fillim viti e shoqëruar me dhuratën e ” zv.kryeministër” pë të parin e Besës që më pas ta shëndroj në makineri votuese si të tjerët.
Në këtë situate pazarllëqesh mes “patriotëve”, “guximtarëve” dhe atyre që duan popullin pyes veten se, a do donim ne”raja” populli të jemi në qeveri ? Pa dyshim se po, mbase vetëm ne mungojmë, edhe ashtu shpesh na blejnë e shesin të gjithë pa përjashtim, duke na llogaritur si mall për shitblerje edhe atë të cilësis më të ulët, e them të ulët nga se një liderit të mëparshëm një qytetar i rëndomt i kishte pas thënë, amani bre mos na shitni, përgjigja si vijon, mos e ke dert su blen kush juve.
Eh tani radhën e kemi neve”të shitemi vet”por do të presim deri në fund të kësaj komedie, për ti parë mirë e qartë ata”patriotet”e vërtet dhe të shiturit.
Po, po… patriotët dhe të shiturit. Nuk na ndajnë shumë ditë deri sa portalet të nxjerin listat ” ZA, PROTIV I VOZDERZANI”
Dijeni se, nëse nuk votoni atë që kërkon pozita dhe që vlersoni se është në kundërshtim me kërkesat e popullit nuk nënkupton se jeni me opozitën VMRO-në por jeni me Shqiptarët që s’duan të jenë Maqedonas e as 20%.
Besoj që Ziadin Sela dhe Bilall Kasami ta kenë menduar mirë pazarin… për fund popull i dashur kësaj pune i thonë ” Soni Hajrli”?!
Për të mira u pafshim…