Sa më shumë afrohen zgjedhjet lokale shtohen edhe spekulimet për kandidaturat e mundshme për kryetarë komunash. Vlen të theksohet që tashmë vetëm kandidatët e Gostivarit i kanë pohuar kandidaturat e tyre edhe atë, nga BDI kryetari aktual i komunës Nevzat Bejta, që kërkon mandatin e tretë dhe ish ministri arsimit Sulejman Rushiti i cili synon t’i bashkojë votuesit opozitar kundër Bejtës.

Duket sikur shpallja e kandidaturës së zotit Rushiti i ka kontribuar edhe hapjes së debatit a duhet kandidaturat të shihen jashtë klaneve të ngushta partiake ose të shikohen figura që afrojnë edhe shtresat e papërfaqësuara, intelektualë të pavarur dhe të qytetarëve të pavarur që degët partiake nuk kanë arritur t’i bëjnë pjesë integrale të tyre.

Ka zëra që thonë se kandidaturën e saj do ta hedhë edhe ish kandidatja për depuetete Afërdita Mislimi- Hamza. Zonja Afërdita vjen nga një familje e respektuar. Edhe ajo edhe bashkëshorti i saj, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin e LRPDSH-së, por edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare si kandidate arriti rezultat spektakolar.

Mbetet, në ditët në vijim të shohim se cfarë do të vendosë LRPDSH-ja e Gostivarit, do ta mbështesin Sulejman Rushitin, do të kandidojë sekretari i partisë Arben Taravari, ose do të garojë me zonjën Afërdita Mislimi-Hamza. Sidoqoftë bëhet fjalë për garë të fuqishme demokratike dhe kualitative./fol.mk/

©FOL