Bashkia e Vlorës i akordoi mirënjohjen, tetovarit hero Benjamin Feratit, i cili u nda nga jeta për të shpëtuar dy vajza që po mbyteshin në Zvërnec.

Titulli i është dërëzua familjes së 24-vjeçarit në Tetovë nga kryebashkiaku Dritan Leli në një ceremoni të organizuar nga komuna e Tetovës.

“Për t’i dhënë titullin e mirënjohjes së qytetit të Vlorës me motivacionin që ky djalë në lule të rinisë dha jetën për të shpëtuar dy vajza vlonjate në detin e trazuar të asaj dite në Zvërnec. Për Vlorën dhe mbarë shqiptarinë, akti njerëzor i tij do të mbetet një shembull frymëzime”, tha kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Në ceremoni ishte dhe aktorja Tinka Kurti.

“Kjo ka qenë një dhimbje e madhe për të gjithë popullin shqiptar. Nuk mund të rrinim ne nënëat dhe gjyshet pa ardhur për të ngushëlluar këtë familje kaq të edukuar dhe kulturuar”, tha mes lotësh aktorja e mirënjohur.

Benjamin Ferati humbi jetën më 15 korrik kur u fut në detin e trazuar për të shpëtuar 2 vajza nga Vlora, të cilat humbën jetën në ngjarjen tragjike.

/ Top Channel