Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se aksioni i djeshëm i MPB-së dhe DAP paraqet keqpërdorimin e këtyre institucioneve me qëllim që të merren paratë nga pronarët e objekteve hotelierike.

“Vonë mbrëmë cak ishin disa lokale në Prilep dhe Manastir të cilët nuk kanë lidhje ose nuk e kanë paguar dikë nga kryesia lokale e LSD-së. Kush u telefonoi për kontrollet atyre të cilëve nuk u shqiptuan gjoba? Sa para marrin Zaevi dhe Viceja për një telefonatë të këtillë? – thuhet në njoftimin e partisë opozitare.

Nga VMRO-DPMNE konfirmojnë se përmes aksioneve të javës së kaluar dhe këtyre të fundit u dërgohet mesazh hotelierëve se duhet ta angazhojnë agjencinë e sigurimeve “Omerta”. Ata paralajmërojnë se kur të kthehen në pushtet do t’i hetojnë të gjitha pretendimet për abuzim të krerëve të MPB-së dhe DAP-it, Oliver Spasovski dhe Sanja Llukarevska.