VMRO-DPMNE nuk do të marrë parasysh dhe as do të pranojë çfarë do kërkesë nga Prokuroria Speciale Publike, dhe është përtej ligjit për PSP i rënë dakord nga të katër partitë politike sipas marrëveshjes së Përzhinos, tha sot partia në pushtet pasi LSDM-ja kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për shqyrtimin e kërkesave për ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale, transmeton TetovaSot.

“Asnjë marrëveshje të ri apo zgjerimin e tashmë marrëveshjës së arritur nuk mund të pranohet për shqyrtim nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë. LSDM-ja është zëdhënëse e PSP-së, dhe PSP-ja është zëdhënëse e LSDM-së. Midis këtyre dy subjekteve nuk ka asnjë ndryshim. PSP-ja është pjesë e LSDM-së”, – tha Ilija Dimovski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.