Kreu i VMRO-së Hristijan Mickovski në këto momente po mban konferencë për media, në të cilat po shpalosen qëndrimet partiake pas votimit për ndryshimet kushtetuese, shkruan Fakte. Ai ka akuzuar rëndë LSDM-në dhe kreun e saj për tradhëti dhe për shitje të interesave nacionale për biznes interesa personale.

Mickovski ka akuzuar edhe 7 deputetët e VMRO-së votuan për ndryshimet, për të cilët ai ka thirrur organet partiake menjëherë pas votimit, dhe në propozim të tij ata janë shkarkuar nga partia. Këta janë deputetët e shkarkuar: Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nora Starova Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç./FAKTE/