Kryetarja e komunës së Tetovës, njëherit edhe nënkryetare e BDI -së dje ka dhënë një lajm të madh. Ajo në debat të organizuar enkas për emisonin ClickPlus në Tv 21 para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës dha një shpresë pozitive se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit, shkruan TetovaSot.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale jane në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme koncesuale për presidente.

Reagimet e para pozitive jozyrtare lidhur me zgjedhjen e mundshme të Arifit vijnë nga VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo parti vlerësojnë se Arifi mund të jetë pasardhëse e denjë e politikave të presindentit aktual, Gjorge Ivanov.