Pas publikimit të anketës nga Tv Telma në bashkëpunim me M-Prospekt dhe MCMS ka reaguar edhe VMRO, transmeton Zhurnal.mk

“VMRO dëshiron të ftojë LSDM dhe Zaevin që të marin guximin dhe të dalin në zgjedhje të parakohëshme parlamentare ku qytetarët do të tregojnë se cfarë mendojnë për qeverisjen e LSDM. Vetëm ashtu do të pastrohen dilemat që janë hapur këto ditë me rezultatet e anketave të punuara nga njerëz të cilët me muaj kanë treguar rezultate tjera”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.

Sipas anketës nga fundi i muajt korrik rezultatet tregojnë se VMRO është me përparësi stabile nga LSDM. Në pyetjen nëse nesër mbahen zgjedhjet për cilën parti do votoni, 27.1% kanë vendosur për VMRO dhe 22.7% për LSDM.

Ndërkohë që drejtori i MCMS Aleksandar Krzhalovski sonte në Telma ka thënë se ato nuk kanë bërë asnjë anketë në muajin korrik.