VMRO vijon sulmet ndaj Selës për identitetin

VMRO–DPMNE ka akuzuar sërish liderin e LR-PDSH-së Ziadin Selës, për mohimin e identitetit maqedonas dhe mosrespektimin e  himnit dhe flamurit shtetëror. Partia e Gruevskit, vlerëson se pas paralajmërimeve të liderit të LSDM-së Zoran Zaev se do të hapet debat për disa pika të platformës së Tiranës, kjo gjë tashmë po ndodh. Deklaratat e tilla sipas VMRO-së kanë për qëllim federalizmin e  vendit . Në reagimin e partisë së Gruevskit thuhet se Sela publikisht po mohon identitetin maqedonas duke thënë para 100 viteve maqedonasit nuk kanë ekzistuar.

Gazetarja  Katerina Bllazhevska  vlerëson se deklaratat e Selës kundër identitetit maqedonas i shkojnë në favor Gruevskit dhe përpjekjeve të tij për të nxitur ndarje dhe konflikte ndëretnike me qëllim që të shmangë akuzat për krim që rëndojnë mbi të.

Tani vëmendja jonë është përqendruar tek Deklarata që në mënyrë të padrejtë fitoi emrin “Platformë”.  Deklarata e partive shqiptare, kërkesat të cilat mund të gjehen edhe tek programet e tyre zgjedhore, është shndërruar në një gogol. Por pa dallim të kësaj, partitë nënshkruese të kësaj deklarate nuk bënë gjithçka që të qetësojnë frikën irracionale tek qytetarët se kjo do të thotë shkatërrim i shtetit, federalizim etj.  Dhe ditëve të fundit jemi dëshmitarë të inçizimeve të ndryshme ku protagonist është Sela me deklatata e tij – deklaroi Katerina Bllazhevska.

Gjatë një polemike me gazetaren Bllazhevska në emisionin “Rruga Drejt” Sela ka thënë se deklaratat e tij janë keqpërdorur nga ana e VMRO-DPMNE-së e cila ka filluar një fushatë agresive kundër tij.

Atëherë në atë histori unë kam mësuar se maqedonasit janë pjesë e sllavëve të jugut. Dhe se kanë ardhur në fillim të shekullit të gjashtë dhe kjo ka përfunduar në shekullin e shtatë.  Kjo është ajo që di unë. Nuk kam për qëllim të flas për identitetin tuaj, atë që ju ma keni mësuar, jo ju drejtpërdrejtë, pra përmes historisë, atë unë e kam përsëritur. Nëse ka diçka tjetër, na thoni, nuk ka kurrfarë problemi –tha lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela.

Mes tjerave, kryetari i LR – PDSH-së, Ziadin Sela hodhi posht pretentimet e gazetares Bllazhevska se ka realizuar takime intensive me zyrtarë të lartë të VMRO  – DPMNE-së dhe të njëjtat pohime, Sela i quajti shpifje të portaleve të afërta me VMRO – DPMNE-në.

Blerim Ismaili