Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij Anita Haradinaj, kanë hedhur votën e tyre në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Pasi kreu obligimin e tij si qytetar i Republikës së Kosovës, Haradinaj ftoi të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe të mos i neglizhojnë këto zgjedhje.