Sot në mbrëmje Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një djalë dhe një vajzë të mitur.

Sipas burimeve të Indeksonline, G. H, i dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës, është djali i ish-drejtori të Muzeut të Kosovës në Prishtinë, Arbër Hadri.

Duhet përkujtuar që sipas informatave që posedon Indeksonline, motivi i vrasjes së 16-vjeçarit kishte të bënte me një lidhje dashurie.

Viktima e këtij rasti është varrosur gjatë pasdites së sotme në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, ku shumë njerëz ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Image