Së paku, 1 mijë e 414 terroristë të ISIS-it janë vrarë që nga fillimi i operacionit ushtarak për ta rimarrë bregun e djathtë të Mosulit nga terroristët e ISIS-it, ka lajmëruar komandanti i Policisë Federale të Irakut, Raed Shakir Gawdat.

Në një deklaratë, Gawdat ka thënë se 1 mijë e 221 elemente të ISIS-it janë vrarë nga dronët, duke shtuar se 193 snajperistë të ISIS-it ishin vrarë po ashtu, shkruan The Baghdad Post, transmeton Klan Kosova.

Forcat irakiane kanë lansuar një ofensivë madhore më 19 shkurt për ta rikthyer bregun e djathtë të qytetit të dytë më të madh të Irakut.