Përditësimi më i ri në WhatsApp beta ka sjell edhe fotografitë e formatit GIF, duke iu mundësuar përdoruesve që të komunikojnë dhe të kërkojnë GIF të ndryshëm pa pasur nevojë të dalin jashtë aplikacionit.

 

WhatsApp ka shtuar mbështetjen për GIF para disa muajsh, por vetëm me GIF të ruajtur në rrjet lokal.

Ndërsa tani aplikacioni e ka bërë të mundur që të kërkohen GIF-a të rinj nga libraria e gjerë e Giphy dhe të dërgohen sa më shumë prej tyre tek bashkëbiseduesit tuaj brenda aplikacionit të WhatsApp.

Limiti i tyre gjithashtu është rritur nga 10 në 30 copë, sa mund të shpërndahen në një bisedë.