E gjithë bota është e përfshirë në përdorimin e wireless, që shkurt e quajmë Wi-Fi.

Por rrallë njerëz e dinë saktësisht çfarë do të thotë ky shkurtim fjalësh.

Në fakt ky shkurtim fjalësh nuk do të thotë asgjë. Phil Belanger, një ndër pjestarët e ekipit që realizoi rrjetin Wi-Fi dhe që gjithashtu qe pjesë e komisionit që do të zgjidhte emrin në fjalë, e deklaron këtë gjë.

 

Ekipi i Belanger punësoi një kompani që të gjente një emër dhe një logo të përshtatshme për rrjetin më të ri. Dhe ata zgjodhën pikërisht “Wi-Fi.”

Disa pjesëtarë të tjerë të ekipit u habitën nga termi dhe filuan të gjenin një kuptim për të. Disa propozuan “Wireless Fidelity (Besnikëri)” për ta vendosur në strategjinë e komunikimit dhe marketingut.

Por çfarë do të thotë në vetvete “‘Wireless Fidelity”, që fjalë për fjalë nënkupton “Besnikëri pa Tela? Në fakt nuk ka asnjë lidhje me termin e vërtetë, dhe ishte vetëm një gjetje që do të justifikonte shkurtimet Wi dhe Fi.