Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, koordinatorët e grupeve parlamentare, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për mbikëqyrje,në drejtim të ndjekjes së prioriteteve dhe prioriteteve urgjente të reformës dhe përmbushjes së rekomandimeve dhe vërejtjeve të dhëna nga grupi i ekspertëve i udhëhequr nga Rainhard Priebe, përcjell Fol.

Kuvendi njoftoi se takimi është me iniciativë të Spasovskit, ndërsa përveç Xhaferit dhe koordinatorëve të grupeve të deputeteve në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues të anëtarëve të  Komisionit për Mbikëqyrje mbi Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencinë për Zbulim, Komisionit për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masës së Veçantë Hetuese për Ndjekjen e Komunikimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e Doganave dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri. /Fol/