Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim zyrtar me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, Daniela Barishiq.

Në takim, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit të RM-së, ambasadorja ia ka uruar zgjedhjen në funksionin kryetar i Kuvendit dhe shfaqi pritje të sinqerta se marrëdhëniet bilaterale të zhvilluara deri më tani midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë do të vazhdojnë në të ardhmen me dinamikë të përforcuar, transmeton MIA.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e informoi ambasadoren për ngjarjet aktuale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë lidhur me formimin e komisioneve, delegacioneve dhe grupeve të deputetëve për bashkëpunim, me çka Kuvendi në të ardhmen do të mundet me kapacitet të plotë t’i kryejë funksionet e veta në planin e brendshëm politik dhe ndërkombëtar.

“Njëherësh, si kryetar i të gjithë deputetëve, ai personalisht do të angazhohet për kthimin e integritetit institucional të Kuvendit në sistemin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, si organ ligjdhënës si dhe për përforcimin e besimit të qytetarëve në këtë institucion. Njëherësh do të investojë angazhime ta bëjë këtë institucion më transparent në mënyrë që qytetarët do të munden rregullisht t’i ndjekin seancat plenare dhe drejtpërdrejt të kenë shqyrtim në punën e deputetëve të cilët ata i kanë zgjedhur”, theksohet në kumtesë.

Ambasadorja Barishiq nënvizoi se marrëdhëniet prej më shumë dekadave të mirëkuptimit dhe miqësisë midis dy shteteve dhe relacioneve të afërta midis qytetarëve tanë, paraqesin kapital të madh dhe investim në të ardhmen. Republika e Kroacisë edhe më tej do ta japë mbështetjen e qartë dhe të fuqishme ndaj Republikës së Maqedonisë në planin multilateral, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Paralelisht, do të vazhdojnë të kultivohen dhe zhvillohen bashkëpunimi parlamentar dhe diplomacia parlamentare, si dhe marrëdhëniet në planet e ekonomisë, mbrojtjes dhe kulturës.

Në fund të takimit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paralajmëroi se ai personalisht do ta ftojë homologun e tij, kryetarin e Parlamentit kroat, të vijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me çka do të japë impuls të rëndësishëm si në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ashtu edhe në kontekstin rajonal dhe evropian.