Analisti Xhemal Ahmeti ka dhënë një parashikim interesant për zgjedhjet lokale. Ai në një shkrim të tij të fundit Mediokriteti i politikës shqiptare në Maqedoni   thotë se tre parti do të fitojnë në këto zgjedhje komunat. ASH, BDI dhe PDSH ndrërsa BESA nuk do të arrijë të fitojë ndonjë komune, përcjell TetovaSot

“..komunat shqiptare do t’i fitojnë tri partitë ASH, BDI dhe PDSH dhe aksidentalisht mund t’i mbetet në duar ndonjëra organizatës BESA. Që edhe BESA ta merrte ndonjë komunë nuk është vetëm negative: aty do të dëshmohej dështimi esencial dhe përfundimtar, ngase imami është aty për aspektin metafizik të besimtarit e jo për zhvillimin dhe ndërtimin e një sistemi politik që nuk përputhet me monarkinë që e kërkon Zoti i tij, qoftë ai i myslimanëve, krishterëve apo hebrenjve” ka shkruar Ahmeti
Ndryshe në shumë komuna shqiptare gara është e ashpër si në Tetovë mes Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit, Gostivar mes Nevzat Bejtës dhe Arben Taravarit, Cair mes Visar Ganiut dhe Zekirja Ibrahmit, por 15 tetori do të vulos se kush i ka muskujt më të fortë./TetovaSot/