Ylberi është një fenomen natyror mjaft i bukur, por që zakonisht zgjat pak. Por javën e shkuar, profesorët dhe studentët e Universitetit kinez të Kulturës në malet Taipei mundën të shijonin spektaklin fantastik që të dhuron ylberi për plot 9 orë.

“Ishte e mahnitshme… dukej si një dhuratë nga qielli, është kaq e rrallë”, shprehet Chou Kun-hsuan, profesor në departamentin e shkencave atmosferike në këtë universitet.

Profesori Chou së bashku me ndihmësin e tij, profesor Liu Ching-huang dhe studentët mundën të dokumentonin fenomenin e rrallë natyror, që zgjati nga ora 06:57 deri në 15:55 – pra 8 orë e 58 minuta.

Besohet se ky ylber do të thyejë rekordin e regjistruar në Yorkshire, Angli, më 14 mars 1994.