“Në Nju Jork jam për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takimin me Presidentin Donald J. Trump, theksova mbështetjen për nismën e tij përmes Deklaratës për të mbështetur reformat e propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.”

Dëshiroja nisjen e suksesshme të reformave të organizatës së OKB-së, kështu që Zaev në rrjetet sociale mburej se kishte një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Pyetja e vërtetë është se si ata arritën të flasin aq shumë për një sekondë.

Kryeministri maqedonas, u përpoq të mashtrojë qytetarët e Maqedonisë se u takua edhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me të cilin diskutuan për disa tema të rëndësishme, por realiteti është se për një sekondë as mirmëgjes nuk mund të thuhet.

Në videon e publikuar nga “China Xinhua News” mund të shihet në 01:21 se presidenti Trump vjen të përshëndetet me politikanët, dhe kryeministri Zaev është në sfond duke pritur për të përshëndetur presidentin amerikan. Përshëndetja ose, siç e quanatë Zaev, “takimi” me Trump zgjati gjysëm sekondë ndërsa ministri Nikola Dimitrov i bën foto.

Duket se menjëherë pas shtrëngimit të duarve me Zoran Zaev, Trump përshëndet me një person tjetër. Me të vërtetë pyesin se si Zaev arriti të fliste me Trump për gjysëm sekondë.

Në Nju Jork jam për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takimin me Presidentin Donald J. Trump, theksova mbështetjen për nismën e tij përmes Deklaratës për të mbështetur reformat e propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Dëshiroja nisjen e suksesshme të reformave të organizatës së OKB-së, shkroi Zaev në fb.

Ndryshe, nderi për të qenë një fotograf i “takimit” të kryeministrit Zaev dhe Trump e kishte Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov./Gazeta Express/