Qeveria është e vendosur të ndihmojë që të përmirësohen kushtet e punës në Prokurori, i ka porositur kryeministri Zoran Zaev prokurorët me të cilët sot pati takim në Prokurorinë shtetërore.

Zaev, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ka theksuar se ky institucion është i rëndësishëm për shtetin dhe se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme është gjetur zgjidhje për problemin me sigurimin në Prokurorinë Publike.

“Jemi të vendosur që t’i përmirësojmë kushtet për punë dhe ta mbështesim modernizimin e këtij institucioni. Kjo është pjesë përbërëse në efikasitetin e proceseve, që ndikon edhe në institucionet e tjera dhe jetën e qytetarëve”, ka thënë Zaev.

Ka apeluar prokurorët të bëjnë gjithçka është në kompetencë të tyre që të dinamizohen proceset e denacionalizimit dhe të mos ketë ngecje pasi është përfitim prej kësaj do të kenë edhe qytetarët edhe shteti.
Krahas për mundësitë për përmirësimin e kushteve për punë, në takim është folur edhe për koeficientin për përllogaritjen e pagave të prokurorëve publikë.

“Prokurorët në takim kanë shprehur falënderim për vizitën dhe kënaqësinë prej mbështetjes së Qeverisë për sigurimin e kushteve të kuadrit dhe për logjistikë për përmirësimin e punës së këtij institucioni. Sigurimi i pajisjes për digjitalizimin e Arkivit dhe të gjitha lëndëve që në të ardhmen do të pranohen për punë dhe angazhimet të vihet sistemi elektronik janë kyçe për rritjen e efikasitetit”, thonë nga Qeveria.

Prokurori i shtetit, Fehmi Stafa u falënderua për këtë vizitë të parë të kryeministrit në këtë institucion.