Kërkesat e VMRO-DPMNE-së për një Qeveri Teknike sipas modelit të Përzhinos, me mandat prej 100 ditëve, shkarkimi i prokurorit aktual dhe emërimi i një prokurori të ri i propozuar nga opozita si dhe formimi i një  Komisioni  Anketues hetimor për referendumin janë absolutisht të papranueshme, tha sot kryeministri Zoran Zaev në Ohër.

Nuk ka as arsye, as nevojë për të diskutuar gjëra të tilla. Vetë institucionet kanë dhënë komentimet e tyre. Të kërkohet komision i cila do të kontrolloj nëse referendumi ka qenë i ligjshëm, në kushte kur kryetari i KSHZ-së është nga VMRO-DPMNE, si dhe kur Gjykata Administrative nuk ka pësuar as një ndryshim, vetvetiu tregon se çfarë dëshirojnë me kërkesa të këtilla”- theksoi kryeministri Zaev./Alsat-M/