Kryetari i LSDMsë Zoran Zaev në emisionin Top Tema ka folur lidhur me ngjarjet e mbrëmshme në Kuvend dhe dhunën e ushtruar. Zaev tha se janë duke analizuar emrat e personave që kanë marrë pjesë në këtë dhunë. Zaev ka ngritur dyshime të reja lidhur me protestuesit që sulmuan deputetët dhe gazetarët. Zaev hedhi dyshime se në mesin e tyre ka edhe persona të cilët janë amnistuar nga Ivanov. “Persona që janë amnistuar nga Ivanov thonin do ta vrasim Zaevin”, deklaroi Zaev duke përshkruar atë që ndodhi, shkruan Gazeta Lajm. Zaev paralajmeroi se qeveria e re do të formohet deri në mesin e muajit maj. Ai tha se programi që e prezantoi para disa javëve është program qeveritar, duke demantuar paraqitjet e disa përfaqësuesëve të BDI-së se ai program ka qenë program partiak i LSDM-së, e jo i qeverisë së ardhshme.