Kryeministri Zoran Zaev sonte me shkrim ka kërkuar personat përgjegjës të portalit “Kurir”, me kërkesë të publikohet demant me të cilin kategorikisht mohohen informatat e rrjeshme të palsuara në tekstin me titull “Pushteti bën presione të forta ndaj deputetëve dhe i shantazhon me të gjitha mjetet”, dhe nga personat përgjegjës të protalit “Republika” për tekstin me titull “Deputetët kanë frikë për sigurinë personale dhe familjare – nëpër korridoret e Kuvendit Zaev nuk zgjedh mjete për shantazh”, poashtu i mbushur tërësisht me gënjeshtra, njofton Kabineti i Zaev.

Në vërejtjen e Kryeministrit, thuhet se, në bazë të Ligjit mbi Përgjegjësinë Civile për Ofendim dhe Shpifje, të botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nr. 143 të datës 14.11.2012, dhe në bazë të nenit 6 të të njëjtit ligj që përcakton përgjegjësinë për shpifje, kërkohet të kontrollojë tekstet e publikuara në portalet.

Në reagimin e kabinetit të Zaev thuhet se këto tekste janë gënjeshtra dhe shpifje, të cilat pa asnjë argument konfirmojnë pretendimet e deklaruara dhe pasi ato janë të shkruara, ato kanë për qëllim vetëm përhapjen e shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave rreth Kryeministrit Zaev.

“Tekstet në portale janë janë të mbushura me gënjeshtra dhe si i tillë krijojnë një tablo të rreme dhe thonë konkluzionet absolutisht të pasakta me të cilat i bëhet dëm reputacionit të Kryetarit të Maqedonisë Zoran Zaev. Kërkesa është që ky demant të publikohet në të dy medat veç e veç, si dhe të publikohet falje dhe tërësisht tërheqje të teksteve të përmendura, sipas Nenit 13 nga Ligji për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje”, thuhet në reagimin dhe kërkesën për demant të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev./FLAKA/