Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka qenë i pranishëm në fillimin e projektit “Garden Residnece In” të biznesmenit Imer Selmani. Zaev është shprehur i kënaqur pasi në vend është krijuar klimë e mirë për investitorë.

”Garden Residence In” do të jetë kompleks modern afarist dhe për banim që do të shtrihet në 22 mijë metra katrorë. Projekti do të kushtojë 10 milionë euro.