Zoran Zaev është zyrtari i parë nga Maqedonia që ka përdorur fjalën “terroriste” sa i përket organizatës FETO të Fetullah Gylenit që në Turqi është i portretizuar si kundërshtari më i madh i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, njofton Almakos.

Por, Zaev nuk ka ndarë detaje sesi Maqedonia do të bashkëpunojë me Turqinë në këtë çështje. Është e njohur se Turqia derisa ishte kryeministër Nikolla Gruevski ka kërkuar mbylljen e shkollave, organizatave tjera joqeveritare në Maqedoni që i konsideronte si të përafërta me Gylenin.

“Ne i kemi dhënë mbështetje të plotë Turqisë në luftën kundër organizatës terroriste FETO. Absolutisht konform kushtetutës dhe ligjit ndërmarrim gjitha hapat në Maqedoni që do ta avancojnë miqësinë tonë me Turqinë. Do t’i respektojmë gjitha marrëveshjet dhe rregullat ndërkombëtare, por gjithçka që do të ndërmarrim është që t’i tregojmë Turqëisë dhe qytetarëve të saj se në Maqedoni kanë mike të sinqertë. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa pasi në interes të qytetarëve të Maqedonisë është avancimi dhe forcimi i kësaj miqësie që ekziston mes dyja vendeve”, ka thënë Zaev.

VIDEO nga 360 gradë e Alsat-M: