Mbështetësit e LSDM-së në komunën e Haraçinën kanë reaguar ashpër ndaj shkrimit të botuar nga agjencia INA me titullur “
A ta  besojnë se partia maqedonase do ta bëjë komunën e tyre metropol, derisa se theksojnë se kësaj rradhe nuk do të merren me tema kombëtare, por lokale.
Jetoni nga Haraçina duke komentuar shkrimin thotë se nuk do të merret me pallavrat e partive politike shqiptare.
“Haracinë metropol kena me ba”, kështu na ka premtuar Zaevi, thekson ai.
Të njëtim mendim ndajnë edhe mbështetës tjerë të partisë së kryeministrit të ri të Maqedonisë.
Kujtojm se shkrimi i agjencisë së lajmeve INA kishte për qëllim të kujtonte disa nga ngjarjet tragjike të cilat u kanë ndodhur shqiptarëve të kësaj anë nga të gjitha  regjimet policore maqedonase.
Këshilla ishte të shqyrtohem mirë ideja dhe vizioni për një koncept qytetarë, nëse është apo nuk është i vërtetë, sepse historia na ka mësuar se shpeshherë kemi besuar shumë dhe pastaj si popull jemi zhgënjyer.
Gazetari Urim Saliu  thotë se vota për LSDM-në mund të zgjidhë problemet personale, individuale, por jo ato shqiptare
“Nëse e voton një parti shqiptare mund atë një ditë t’a dënosh me votë dhe t’i kërkosh përgjegjësi kombëtare dhe partiake .Zaevi votat shqiptare i ka një lloj bingoje.Në momentin kur ai do forcojë pushtetin e tij dhe në momentin kur ai do ketë rejtingun më të madh se kundërshtari i tij te maqedonasit ai nuk do përfillë më votën shqiptare dhe këtu do nis të ndryshojë .
Ndërkombëtarët e dënuan aktin nacionalist të Gruevskit dhe prandaj ai është sot në opozitë.Zaevi afrimin “spektakular” me shqiptarët e bën që ndërkombëtarët të shikojnë te ai shpëtimtarin e popujve në Maqedoni.Por kush mund t’i besojë se një ditë kur do forcojë pozitat , forcën e partisë se do jetë po ky njeri”, thekson ai.(INA)