Kërcënimi dhe momenti i pakëndshëm që janë duke e përjetuar, me shumë gjasë janë arsye se pse deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk janë duke u deklaruar se a do të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese që parashihen në marrëveshjen Maqedoni – Greqi, dhe për të cilat duhet vota “për” e 80 deputetëve, transmeton Portalb.mk.

 

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe të gjithëve u është e qartë se nuk ka plan B. Nëse kjo mundësi do të shkojë poshtë? Të gjithë janë të tërbuar nga pyetja “çfarë pas?” nëse bie kjo mundësi. Numri është i madh edhe nga opozita, e madhe është sepse njerëzit besojnë, këta janë njerëz të shoqërisë, dhe politikanë, deputetë dhe të ngjashme. Me shumë gjasë kërcënimi, momenti i pakëndshëm të cilin e jetojnë dhe e përjetojnë, janë arsyet që deri në fund të mos shprehin qëndrimin e tyre”, tha Zaev.

 

Kryeministri Zaev ka shprehur bindjen se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të bëhet, por çështja është se ajo duhet të bëhet sa më shpejtë.

 

“Kjo punë do të bëhet. Çështja është se a do të jetë shpejtë, a do të lejojmë që Maqedonia që të mos humbasë më shumë ditë, muaj, vite siç ka humbur në të kaluarën. Për këtë është e rëndësishme përgjegjësia e secilit individ, deputet, politikan”, tha Zaev, transmeton Portalb.mk.

 

Zaev në konferencën për media që e mbajti sot në kuadër të shënimit të 11 Tetorit, ka folur edhe për aktakuzat e reja që u hapën dje nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe veçanërisht për aktakuzën “Pacienti”, në të cilin akuzohet zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për veprimtarinë kur ka qenë ministër i Shëndetësisë.

 

Se aktakuzat e reja të PSP-së, a janë duke ushtruar trysni ndaj deputetëve të partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, për të votuar “për” ndryshimet kushtetuese të cilat tashmë janë në procedurë kuvendore, kryeministri Zaev tha se ajo mund të trajtohet edhe kështu, sepse Maqedonia gjendet në një periudhëspecifike.