Zoran Zaevi dikur mori pjesë në eventin futbolistik ti Europa Ligës mes Shkëndisë dhe Gentit, duke e nderuar klubin e Shkëndisë dhe gjithë tifozët e Shkëndisë si nikoqir i ndeshjes.

Prania e Zoran Zaevit, u shfrytëzua politikisht nga oponentët e tij të VMRO-DMPNE, si dhe nga tifozët e klubit futbolistik Vardar-Komitët, si opononet të Tifozëve te Shkëndisë të njohur si Ballistët.

Si duket Zoran Zaev ra nën ndikimin e presionit politik, të nacionalistëve maqedonas dhe komitëve, i cili më asnjëherë nuk e pa të arsyeshme ti përgjigjet ftesave të shumta për ta ndjekur Shkendine si Kryeministër edhe ketë vit kur Shkëndija pati rezulltate afirmative per sportin ne Maqedoni ne arenën ndërkombëtare.

Zoran Zaevi ditë më parë në vizitën e tij në Beograd në takim me Presidentin e Selrbise Aleksandar Vuçiq i dhuroi Vuciqit një fanellë të Klubit futbollistik Vardar, një gjest jo fort i këndshëm për një Kryeministër qe pretendon të krijojë idenenë e multietnicitetit, i cili me këtë gjest favorizon një klub maqedonas siç është Vardari, aq më shumë që ky klub ka qenë i afërt me krerët e VMRO-së dhe me pronar Rus sic është Sergej Samsonenko, mik i ngushtë i Ish Kryeministrit Nikolla Gruevskit, dhe ish shefin e DSk Sasho Mihajllkov, të cilët shpesh janë dyshuar dhe kritikuar për veprimtari të paligjshme dhe kriminale.

Ky gjest i Kryeministri Zaev, nuk është prit aspak mirë nga sportdashësit shqiptarë, të cilët kanë konstatuar se lideri i dikurshëm i LSDM Zoran Zaev, nuk është i njejtë me Kryeministrin Zaev, i cili për qëllime politike po i vardiset Klubit të Vardarit, një klubi që gjithmonë ka promovuar ultranacionalizmin maqedonas dhe Komitët shpeshherë pas cdo loje kanë thyer bizneset e shqiptarëve dhe ka rrahur shqiptar sa kanë mundur dhe ku kanë gjetur.

Zaev përfundimisht i ka zhgënjyer jo vetëm tifozët e shumtë të Shkëndisë por te gjithë shqiptarët me gjestin vaforizues për Vardarin ne Beograd. Të gjithe e pohojnë faktin se kur Zaevit ju deshën votat e shqiptarëve për ta përmbysur VMRO-në u bë edhe tifoz i Shkëndisë ndërsa sot i vardiset Sërbise dhe Aleksandar Vuciqit me Dresin e Vardarit, madje duke u servilosur me klubin e Samsenonkos, mikut të Gruevskit, i cili si një biznesmen rus duhet të jetë i preferuari i Presidentit Sërb Aleksandar Vuciqit.