Lëvizja “Besa” nuk e ka votuar Talat Xhaferin për kryeparlamentar edhe pse ka qenë në sallë në momentin e dhënies së betimit. Deputetët e kësaj partie janë larguar nga kuvendi pak para përshkallëzimit të situatës.

Zeqirija Ibraimi shprehet i vetëdijshëm për nxitjen e reagimeve te protestuesit nga këndimi i himnit shqiptar në foltoren e Kuvendit, por arsyetohet me idenë që partia e tij nuk ka qenë e informuar me skenarin e LSDM-së dhe partive tjera shqiptare, njofton Alsat-M.