Deputeti Muhamed Zeqiri ka hequr të gjitha dilemat. Përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ai ka thënë se sulmuesit e Ziadin Selës nuk do të aministohen me ligjin që pritet të miratohet në Kuvend.

“Asnjë nga të denuarit për rastin e z.Zijadin Sela, gjegjësishte për tentim vrasje ndaj tij me 27 prill nuk amnistohet!!!”, shkruan Zeqiri.