I menjëhereshëm ka qenë reagimi i liderit të ASH, Ziadin Sela, pas informacioneve se Ministria e Drejtësisë është përgjigjur negativisht kërkesës së ish të burgosurve të rastit të Sopotit për dëmshpërblim. Me arsyetimin se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e RM nuk ka mjete të mjaftueshme për t’ua kompensuar dëmshpërblimin.

Ja reagimi i plotë liderit të ASH, Ziadin Sela:

“Treguat fytyrën tuaj të vërtetë. Jeni fundrrina shovene të së kaluarës me po të njëjtët mbetje nën shërbimin tuaj si dikur edhe tani. Bashkë i dënuat dhe ua montuat procesin politik, bashkë amnestuat veten tuaj nga përgjegjësia dhe faji për montimin, tani bashkë po ua jepni edhe dënimin e radhës akoma më të rëndë-përbuzjen e vuajtjeve mbi njëdekadëshe të tyre dhe të familjeve të tyre. Drejtësi për Sopotin, përgjegjësi për montuesit, dëmshpërblim për vuajtjet. Çka është e radhës pas Almirit dhe Sopotit?!”– shkroi Ziadin Sela në facebookun e tij.