Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka qenë i ftuar sot në ceremoninë zyrtare me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e organizuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.

Në këtë manifestim morën pjesë shume personalitete të shquara kombëtare dhe mysafir ndërkombëtar. Në mesin e tyre ishte i pranishëm Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryetari i PD Lulzim Basha, Sali Berisha, dhe shumë personalitete të tjera që ishin të ftuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryetari i Qeverisë, Ramush Haradinaj./Fol/