Zinedine Zidane ka folur për yllin e PSG-së, Neymar.

Trajneri i Real Madridit, nuk ka mundur ta fsheh admirimin për futbollistin më të shtrenjtë në botë.

Pas ndeshjes që Real Madrid e fitoi 7:1 ndaj La Corunas, Zidane ka thënë se Neymar është një futbollist i madh, që pëlqehet nga të gjithë në futboll.

“Neymar? Nuk jam duke folur për futbollistët që nuk janë nën urdhrat e mija”, është përgjigjur fillimisht Zidane.

“Pasi thash këtë, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm që pëlqehet nga të gjithë në futboll. Është një lojtar i madh”, ka shtuar trajneri i Real Madrid.

Real Madridi në shkurt në Ligën e Kampionëve do të përballet me Neymarin dhe PSG-në./Lajmi.net/