Shkruan Lulzim Selimi

“GRUEVSKI OTIDE, i za VAS NARODOT ke ODLUĆUVA” (G.O.V.N.O)
Që në përkthim i bie: “Gruevski iku, edhe për ju populli do të vendos”

Duke parë situatën aktuale politike, vendimmarjen e njëanëshme, zvarritjen e Ligjit për Gjuhën shqipe, mostrajtimin e rrastit të Almirit si vrasje por si aksident, penalizimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit,
si dhe mosmarja në konsideratë e shumë rrasteve tjera që i tangojnë shqiptarët, nuk do mend se qytetarët shqiptarë që votuan partinë e Kryeministrit aktual janë të zhgënjyer, të mos flasim për pjesën tjetër që kurrë nuk patën besim tek i njejti…

Personalisht, duke u nisur nga njohuritë e mija personale që kam aritur ti kultivoj deri më sot, as nuk kam dëgjuar, e as nuk kam lexuar se pushtetet diktatoriale janë shndërruar në pushtete diktatoriale që në mandatin e parë, as qeveria e Grevskit madje nuk ishte qeveri diktatoriale që më mandatin e parë, por siç duket pushteti aktual i Kryeministrit Zaev do të shënoj një progres të jashtëzakonshëm në politikën globale, por ajo do të jetë progresi i turpit të tij.

Sa i përket ngjajshmërisë së qeverisë aktuale, me qeverinë e kaluar faktet janë të shumta, por kësaj rradhe do të kursej fjalët dhe do ti bashkangjitem pjesës tjetër e cila tashmë e ka gjetur parullën më se të qëlluar për politikbërjen e kësaj qeverie, e ajo është…

”Zoran Zaev G.O.V.N.O”