I ftuar në emisionin 200 Kryeministri Zoran Zaev foli për aktualitetet e fundit politike dhe për zgjedhjet Presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare.

Në pyetjen e gazetarit Nazim Rashidi, se a mundet të jetë Presidenti shqiptar, Kryeministri Zaev, sikur u vëndua në situatë të palakmueshme, edhe pse sipas bindjeve të tij për të do ishte e pranueshme por qytetarët në bazë të anketava do të ishin përcaktuar. Sipas tij, do të ishte pak e vështirë të ndodh kjo sepse Kryetar i Kuvendit është shqiptar-Talat Xhaferi, dhe ai foli ne emër të qytetarëve edhe pse qytatarë sipas tij na qenkan vetëm Maqedonasit dhe jo edhe shqiptarët, të cilëve mund tju pengoje që në Maqedoni të ketë edhe Kryetar parlamenti edhe President shqiptar. Ose një variant tjetër sipas tij nëse zgjidhet Presidenti shqiptar atëherë do të duhej tja kërkoj Talat Xhaferit të tërhiqet nga Kryetari i Kuvendit të RM duke lënë të kuptohet se kjo nuk mund të ndodh asnjëherë !