Arsenal ka siguruar shërbimet e qendrës gjigante greke Konstantinos Mavropanos.

Futbollisti i PAS Gianninas është fotografuar krahas trajnerit Arsene Wenger në zyret e fushës stërvitëse të Colneyt.

Duke pasur parasysh vetëm 16 paraqitjet në Superligën greke, Wenger pranoi pas barazimit 2-2 me Chelsean se ende nuk kishte vendosur rreth transferimit të grekut.

Futbollisti deri më tani ka luajtur dy ndeshje me kombëtaren e grupmoshave U21 të Greqisë

“Ai nuk është i gatshëm të luajë për ne, do ta huazojmë”, tha trajneri francez.

Sipas mediave britanike futbollisti klubit londinez i ka kushtuar rreth 2.5 milionë euro, por ai ka të ngjarë të dërgohet menjëherë në huazim te skuadra gjermane e Werder Bremenit.

Mavropanos, 20-vjeçar ka ndihmuar skuadrën që të jetë në mes të dhjetë klubeve më të mira greke, duke shënuar tre gola deri tani në këtë sezon.