Deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë votuar të gjithë unanimisht për tri Projektligjin që e transformuan FSK-së në Ushtri.

Tashmë zyrtarisht, Kosova do ta ketë Ushtrinë e vet, shkruan Insajderi.

Fillimisht deputetet votuan për shndërrimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes. Për kanë votuar 106 deputetë (një me dorë), kundër asnjë, ndërkaq ka abstenuar një deputet.

Projektligji i dytë u votuan nga 107 deputetë në Kuvend,  për transformimin e FSK-së në Ushtri, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në ora 11:20 deputetet votuan edhe  Ligji për Shëbim në FSK. Kështu edhe zyrtarisht u votua krijimi i ushtrisë.