Reali i Madridit mundi Barcelonën në “Camp Nou”, duke hedhur kështu një hap të sigurt drejt fitimit të Superkupës së Spanjës. Por polemikat pas “El Clasico”-s nuk u shuan as këtë herë.

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes. Kartoni i kuq i marrë një ditë më parë, do t’i kushtojë 5 ndeshje skualifikim yllit portugez, i cili është dënuar nga gjykatësi sportiv me një javë për shkak ndëshkimi, si dhe me 4 javë të tjerë për shtyrjen që i bëri gjyqtarit De Burgos Bengoechea.

Si pasojë, Realit i duhet të privohet nga shërbimet e lojtarit më të mirë në gjirin e saj në ndeshjen e kthimit të Superkupës, me Barçën, këtë herë në “Bernabeu”. Gjithashtu Ronaldo do të mungojë dhe në 4 javët e para të La Ligës, konkretisht ndaj Deportivos, Valencias, Levantes dhe Real Sociedadit.