Liverpool ka zyrtarizuar Xherdan Shaqirin si lojtarë të tyre

Xherdan Shaqiri edhe zyrtarisht është lojtar i Liverpoolit.

Gjilanasi sot ka bërë testet mjekësore të Liverpooli derisa në orët e vona, saktësisht në ora 22:00 Liverpool e ka zyrtarizuar atë si lojtar të tyre.

Finalisti i Ligës se Kampionëve e ka transferuar Shaqirin nga Stoke City dhe për shërbimet e tij ka paguar 13 milionë funte.

Shaqiri në Liverpool do ta mbaj fanellën më numër 23, numër i fatit i tij, një numër që ai e mban të veshur edhe kur luan për Zvicrën.