Ҫ’po ndodh në Elbasan pak orë para ndeshjes Shqipëri-Izrael (video)

Vetëm pak orë para ndeshjes Shqipëri – ­Izrael, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, që do të luhet sonte në  “Elbasan Arena”, qyteti i Elbasanit është tërësisht i blinduar. Masa të larta sigurie janë marrë prej disa ditës, por sot në rrugët e qytetit, pamja të jep përshtypjen e një gjendjeje lufte.

sh

Siҫ shkruan Panorama, janë rreth 2000 efektivë policie të pranishëm që në rrethrrotullimin e Bradasheshit deri pranë stadiumit. Situata po monitorohet edhe nga ajri, pasi mbi qytet është parë të qarkullojë vazhdimisht një helikopter. Fotot e mëposhtme tregojnë angazhimin maksimal të forcave të rendit për sigurinë gjatë ndeshjes, për shkak të frikës nga terrorizmi.

shqi

Policia e Shtetit ka zbarkuar para stadiumit “Elbasan Arena” 4 orë para ndeshjes duke filluar përgatitjet për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së zhvillimit të takimit. Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit u mundua ditën e djeshme të krijonte përshtypjen e një situate normale, fotot e numrit të forcave policore e tregojnë se rasti është i paprecedentë.

izra

Ky organizim me masa ekstreme sigurie erdhi pas ndryshimit të stadiumit të zhvillimit të ndeshjes, nga “Loro Boriçi” në “Ebasan Arena”. Njoftimet e disa ditëve më parë të Mossad­it, shërbimit sekret izraelit, se disa persona po planifikonin sulme terroriste në Shkodër gjatë zhvillimit të ndeshjes, u shoqëruan me arrestimin e 4 shtetasve shqiptarë nga policia shqiptare. Pavarësisht kësaj, FIFA kërkoi ndryshimin e stadiumit për arsye sigurie. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje sonte në mbrëmje në stadimuin “Elbasan Arena” kundër skuadrës së Izraelit, e vlefshme për kualifikimet për Botëror.