​Haxhiu: Thaçi e Mustafa rrëzuan Qeverinë Kurti – do të rikthehemi edhe më fuqishëm

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur pas rrëzimit të Qeverisë Kurti sonte përmes mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja e Isa Mustafës.

Haxhiu ka akuzuar direkt presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa se qëndrojnë prapa rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Ajo tha se kanë punuar me ndershmëri që nga 3 shkurti kur ishte votuar Qeveria, ndërsa ka siguruar qytetarët e vendit se Lëvizja Vetëvendosje do të kthehet edhe më fuqishëm në të ardhmen.

“Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin. Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me ndershmëri e përkushtim.

Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.

LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye g jirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.

Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.

Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur”, ka shkruar Haxhiu.

SHPËRNDAJE