​Hungaria parashikon heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 20 qershor

Gjendja e jashtëzakonshme, e miratuar në Hungari për luftën kundër koronavirusit të ri, pritet të hiqet më 20 qershor, theksoi sot qeveria e kryeministrit, Viktor Orban, akuzuar se kishte përfituar nga pandemia për riforcimin e pushteteve të tij.

“Një projektligj që i kërkon qeverisë t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme do t’i paraqitet sot Parlamentit”, shkruan ministrja e Drejtësisë, Judit Varga në Facebook duke shtuar se me miratimin e këtij ligji, gjendja e jashtëzakonshme do të marrë fund më 20 qershor në Hungari.