Shtetet e Bashkuara do të bartin më 14 maj edhe zyrtarisht ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Izrael, duke nxitur pakënaqësi në mesin e palestinezëve dhe gëzim tek izraelitët. Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë…
Shtetet e Bashkuara do të bartin më 14 maj edhe zyrtarisht ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Izrael, duke nxitur pakënaqësi në mesin e palestinezëve dhe gëzim tek izraelitët.
Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë izraelitë do të mblidhen në ceremoninë e inaugurimit, derisa pritet që një numër i madh i palestinezëve të protestojë në kufirin e Gazës me Izraelin dhe shumë ambiente tjera.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më herët se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.
Izraeli ka aneksuar pjesën lindore dhe ka deklaruar të gjithë qytetin si kryeqytet, ndonëse një vendim i tillë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Vendimi i Trumpit ka nxitur protesta të përgjakshme ndërkohë që 128 shtete e kanë dënuar hapin e tij në një votim në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.
Konsullata momentale do të shërbejë si lokacion i ambasadës pasi planet janë në realizim e sipër për krijimin e një ndërtese të përhershme në një pjesë tjetër të Jerusalemit.
Ngjarja e sotme përkon me festimet e Ditës së Jerusalemit, një festim vjetor që shënon “ribashkimin” e qytetit pas luftës gjashtëditore më 1967.
Përndryshe 14 maji shënon edhe 70-vjetorin e krijimit të Izraelit. /rel/.