Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mori pjesë dhe u drejtua përmes video-lidhejve në online në Koferencën ministrore në temën ”Parandalimi dhe hetimet për keqpërdorime seksuale të fëmijëve’’ së bashku me ministrat e punëve të brendshme të vendeve anëtare të UE-së, vendet e Shengen zonës, vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të institucioneve dhe të agjencive të UE-së dhe të SHBA-ve, me ftesë të ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Alosh Hojs nën kryesimin e Sllovenisë.
Keqpërdorimi seksual i fëmijëve online dhe ofline është një nga krimet më serioze, i cili ka pasoja të mëdha dhe serioze jetësore për viktimat dhe mund t’u shkaktojë dëm të madh dhe afatgjatë social fëmijëve.
Ministri Spasovski në fjalimin e tij potencoi se jemi dëshmitarë të përhapjes së gjerë dhe qasjes së lehtë në internet, si dhe shfrytëzimin masiv të mediave sociale, platformave dhe aplikacioneve për komunikim online nga ana e popullatës së re e cila në moshë të re, në mënyrë enorme e rrit rrezikun nga keqpërdorimi seksual i fëmijëve dhe përhapjen në treg të pornografisë për fëmijë.
“Në këtë kontekst, baza e të gjitha politikave për balllafaqim me këtë lloj të krimit është ngritja e vetëdijes për rreziqet e keqpërdorimit seksual të fëmijëve, për kurthat potenciale të teknologjive të reja, mediat e internenetit dhe ato sociale të cilat i shfrytëzojnë kryerësit, si dhe edukimi i vazhdueshëm i fëmijëve se si ti mbrojnë të dhënat e tyre. Në shtetin tonë, në nivel nacional, aktivitete parandaluese janë të sinhronizuara dhe janë pjesë e Strategjisë nacionale për parandalim dhe mbrojtje të fëmijëve nga dhuna por edhe të Strategjisë nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal, në kuadër të të cilave ëahtë përgatitur plan aksional i posaçëm i përkushtuar mbrojtjes së fëmijëve.
Në kuadër të këtyre dokumenteve strategjike parashikuam trajnime për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme për tregtinë me fëmijë dhe për format e paraqitjes së tyre, me akcent të posaçëm për rrezikun nga keqpërdorimi përmes Internetit për qëllime të tregtisë me njerëz dhe lloje të ndryshme të eksploatimit: eksploatim në punë, seksual, pornografi për fëmijë”, tha ministri Spasovski.
Spasovski potencoi se edhe përskaj një numri të madh të aktiviteteve të cilat po ndërmerren në rrafshin nacional, prapseprap, për shkak të dimenisonit ndërkombëtar të kësaj vepre penale, është e domosdoshme edhe zhvillimi i qasjeve të përbashkëta të cilat mund të realizohen përmes bashkëpunimit nëdrkombëtar të përforcuar, si dhe përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave të mira ndërmjet ekspertëve.
Në deklaratën e përbashkët në konferencë, ministrat e theksuan rëdësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar që të sigurohet se kriminelët nuk mund të keqpërdorin dallimet në ligje dhe politikat në lidhje me jurisdiksonet, si dhe shmangie të krijimit të hendekut të jurisdiksonit.